Site icon Telegrafi

Shkolla në Lutogllavë në gjendje të keqe, Komuna e Pejës premton ndërhyrje vitin e ardhshëm (Video)

Banorët e fshatit Lutogllavë në Komunën e Pejës ankohen për gjendjen e objektit të shkollës.  Ndërkaq Komuna atje premton se në këtë shkollë do të investohet vitin e ardhshëm.

Që nga viti 2009 nuk është bërë ndonjë investim.

Gjendja e  shkollës “Rilindja Terstenik” e fshatit Lutogllavë të komunës së Pejës, po i shqetëson prindërit që kanë fëmijët në këtë institucion arsimor, i cili numëron 167 nxënës.

Arif Kuqi prind i dy fëmijëve që vijojnë mësimin në këtë shkollë, ka treguar për brengat qe ka.

“Kjo shkollë ka nevoja të mëdha. Së pari është e nevojshme gëlqerosja e mureve të kësaj shkolle. Duhet të bëhet edhe ndërrimi i dyerve, sepse ka raste kur mësimi zhvillohet edhe pa dyer”, tha për RTV Dukagjinin prindi i dy nxënësve Arif Kuqi.

Ndërsa shefi i kabinetit të kryetarit, Durim Sheremti, ka thënë se vitin që vjen do të investohet në këtë shkollë.

“Vlen të theksohet se ne e kemi pranuar kërkesën me shkrim nga prindërit e nxënësve të kësaj shkolle vetëm në shtator. Prandaj ne e kemi planifikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm që të intervenohet dhe të krijohen kushtet adekuate për këta nxënës që vijojnë mësimet në këtë shkollë”, deklaroi Durim Sheremti.

Prindërit shpresojnë që këto probleme të rregullohen sa më shpejtë dhe të iu plotësohen kushtet e nevojshme për mësim fëmijëve, ngase aty vijojnë mësimin edhe fëmijët nga fshatrat përreth./Telegrafi/

 

Exit mobile version