Të paktën 19 nxënës kanë vdekur në një zjarr në një shkollë në Indi, thanë zyrtarët.
Nxënësit u panë duke rënë nga ndërtesa në qytetin perëndimor të Surit, ndërsa tymi i zi doli nga dritaret.
Shumica e viktimave ishin adoleshentë. Shkaku fillestar i zjarrit nuk ishte menjëherë i qartë.
Të paktën 20 të tjerë u lënduan rëndë dhe po trajtohen në spital në Gujarat.
“Nxënësit humbën jetën për shkak të zjarrit, por edhe sepse u hodhën nga ndërtesa”, tha për AFP Deepak Sapthaley, një zyrtar lokal.
Të gjithë të vdekurit ishin të moshës nën 20 vjeç.
Kryeministri i vendit, Narendra Modi, ka thënë se është i shqetësuar nga kjo tragjedi që ka ndodhur.
“Ngushllimet e mia për të gjitha familjet. Shpresoj që të plagosurit do të shërohen shpejtë”.
“Kam kërkuar nga qeveria e Gujaratit dhe autoritetet lokale që të sigurojnë të gjitha gjërat që kanë nevojë njerëzit”, ka shkruar Modi në Twitter.
https://www.youtube.com/watch?v=oaf1YgTo_WU