Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Magure të Lipjanit pasi që së bashku me të vëllanë kanë penguar zyrtarët policorë në realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë.
I dyshuari është dërguar në gjykatë për realizimin e urdhëresës dhe pastaj është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit, ndërsa vëllai i tij me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.