Telegrafi

Shkoi t’i merrte fëmijët, dhunohet nga ish-bashkëshorti gruaja në Ferizaj

Një grua në Ferizaj është dhunuar nga ish bashkëshorti i saj.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, derisa viktima kishte shkuar t’i merrte fëmijët në shtëpinë e tij, transmeton Telegrafi.

“Ferizaj, 19.07.2024-12:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se kur ka shkuar t’i merr fëmijët e saj tek shtëpia e ish bashkëshortit, ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, nën kërcënimin e armës e ka dhunuar”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit social dhe mbrojtësit të viktimave.

I dyshuari është në arrati, ndërsa rasti është  duke u hetuar. /Telegrafi/