Kishte shkuar te nëna e saj për vizitë, mirëpo një femër nga Gjakova ishte dhunuar nga një burrë, njofton policia.
Sipas policisë viktima kishte raportuar në polici se ngjarja kishte ndodhur në mënyrë sistematike dhe pas ngjarjes e njëjta ishte dërguar në spital për ekzaminime mjekësore.
Kurse njësitet policore në konsultim edhe me prokurorin janë duke hetuar rastin.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se, para disa ditëve kur kishte shkuar tek nëna e saj për vizitë, i dyshuari mashkull kosovar e kishte dhunuar dhe sipas viktimës kjo ka ndodhur në mënyrë sistematike. Viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa njësitet policore në konsultim edhe me prokurorin janë duke hetuar rastin”, bënë të ditur policia./Telegrafi/