Site icon Telegrafi

Shkoi te mjeku për t’i bërë analizat pasi dyshonte se vuante nga infeksioni në veshkë, përfundoi në sallën e operacionit duke lindur fëmijën (Foto)

Një grua ka shpjeguar në detaje një ngjarje të pazakontë që i ka ndodhur asaj, por që ka habitur edhe mijëra njerëz nga e mbarë bota që kanë pasur rastin ta dëgjojnë rrëfimin e saj.

Ajo ankohej se kishte dhimbje të mëdha në shpinë dhe besonte se “vuante nga infeksioni në veshkë”, por kur shkoi në spital ajo u kthye në shtëpi me një fëmijë duke e mbajtur në duar, të cilin e lindi sapo u fut në sallë, transmeton Telegrafi.

Në fakt Katie O’Brien 25-vjeçe nuk e kishte idenë që është shtatzënë, por filloi të ndjej disa dhimbje në shpinë, disa ditë para kohës së paraparë për ta sjellë në jetë fëmijën e saj.

Katie ka pranuar se nuk e kishte ndjerë djalin e saj duke lëvizur në bark gjatë nëntë muajve të shtatzënisë, dhe se barku i saj nuk ishte fryrë që t’ia rrit dyshimin se mund të jetë shtatzënë.

“Kur më telefonoi recepsionit dhe më tha se jam shtatzënë, mbeta e shokuar sa që për pak sa nuk më ra telefoni nga dora. Unë dhe i dashuri i im Ryan jemi në lidhje për më shumë se katër vite, por asnjëherë nuk kemi provuar të krijojmë familje”, ka deklaruar ajo.

Katie një pastruese nga pjesa jugore e Ëalesit, kishte vizituar mjekun më 2 mars pasi kishte dhimbje të mëdha në pjesën e poshtme të shpinës.

Duke parë simptomat dhe ankesat e saj, ajo u këshillua nga mjeku që të bëjë analizat e urinës pasi dyshonte se mund të ketë infeksion në veshkë.

“Derisa po kthehesha në shtëpi me autobus, recepsionisti i spitalit më telefonoi për të mi kumtuar rezultatet e analizave – që dolën të jenë shokuese për mua, ‘jeni shtatzënë urime’”, ka shtuar ajo.

Por, ajo sërish dyshonte në rezultatet e analizave, dhe derisa po i kryente punët e shtëpisë filloi të ndjejë dhimbje të mëdha në shpinë.

Dhe kur u shfaq në spital, ajo u fut me urgjencë në sallën e operacionit ku edhe u konstatua se i ka ardhur koha të lind foshnjën që nuk e kishte ditur se e ka në bark.

Ajo sot është e lumtur që pranë vetes ka të birin Tristan, për të cilin kurrë nuk kishte besuar se e kishte pasur në bark për nëntë muaj, dhe nuk i kishte dhënë kurrëfarë shenje se mund të jetë brenda saj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version