Telegrafi

Shkoi te berberi, i riu nga Bronxi e pëson keq nga persona të armatosur – futen brenda dhe fillojnë të shtien mbi të

Policia e Nju Jorkut ka publikuar videon rrëqethëse, ku shihen se si dy persona të armatosur hapin zjarr mbi të riun që qëndronte i ulur te një berber.

Incidenti ka ndodhur të premten mbrëma në Bronx të Nju Jorkut – ku prej atëherë nuk janë kapur të dyshuarit, transmeton Telegrafi.

Në kumtesë, policia e Nju Jorkut ka deklaruar për Fox News, që viktima 22-vjeç po qëndronte i ulur në karrigen e berberit kur persona të panjohur u futën në lokal.

“Kur u fut, një person shtiu me armë mbi viktimën duke e goditur në bark – më pas hapi zjarr një person tjetër që e qëlloi në këmbë”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë – shihet viktima duke u rrëzuar në tokë pasi u godit. Megjithatë, pas intervenimit kirurgjik është bërë e ditur se gjendja e tij shëndetësore është stabile. /Telegrafi/