Telegrafi

“Shkoi të ankohej te gjyqtari, por iu kujtua se nuk di gjermanisht” – shpërthejnë shakatë në internet me Harry Kane

Tifozët kanë shpërthyer në të qeshura pasi panë momentin e vështirë që Harry Kane kuptoi se nuk mund të debatonte me një gjyqtar gjerman.

Anglezi përfundoi një transferim prej 115 milionë eurosh nga Tottenham në Bayern Munich të shtunën në mëngjes.

Dhe ai ishte direkt në skuadrën e Bayernit për ndeshjen e Superkupës me RB Leipzig.

Lexo po ashtu "Ai solli mallkimin te Bayerni" - tifozët reagojnë ndaj debutimit të Harry Kane ku humbën trofeun

Kane doli nga stoli për 30 minutat e mbetur të ndeshjes ndërsa debutimi i tij u shndërrua në një makth.

Dy golëshi i Dani Olmos në pjesën e parë i dha Leipzig një epërsi komanduese përpara se trajneri i Bayern, Thomas Tuchel të vendoste përfundimisht të inkuadronte yllin e tij të ri në minutën e 64-të.

Por, pak çaste pas hyrjes në lojë, Kane pa që skuadra e tij po ndëshkohej me një penallti pas një loje me dorë në zonë nga Noussair Mazraoui.

Kane është zakonisht mjaft debatues me gjyqtarët për situata të tilla duke luftuar menjëherë në favor të ekipit të tij.

Lexo po ashtu Dani Olmo me het-trik lë nën hije debutimin e Harry Kane, Bayern Munich humb Superkupën

Megjithatë, teksa iu afrua arbitrit, Kane dukej se kujtonte se kishte një pengesë gjuhësore.

Më pas ai vazhdoi të shikonte ndërsa shokët e tij të skuadrës protestuan kundër penalltisë – e cila u shndërrua në gol nga Olmo për të përfunduar hat-trickun e tij.

Dhe tifozët reaguan shpejt ndaj momentit të sikletshëm, me një postim në Twitter: “Kane shkoi të ankohej te gjyqtari për vendimin e penalltisë, por ai kujtoi se nuk mund të fliste gjermanisht”.

Një i dytë shkroi: “Skenat kryesore kur shohin Harry Kane duke shkuar për t’u ankuar te arbitri për atë penallti vetëm për të kuptuar se ai nuk flet gjermanisht”.

“Kjo më bëri të qesh. Harry Kane duke u ankuar te referi dhe më pas iu kujtua se nuk flet ende gjermanisht”, potencoi i treti. /Telegrafi/