Telegrafi

Shkoi për t’u kontrolluar në QKMF, vdes një grua në Skenderaj

Foto: Arkiv

Një grua me nevoja të veçanta pasi ka shkuar për kontroll mjekësor në QKMF-Skenderaj, e njëjta është alivanodur në korridor dhe ka mbetur pa shenja jete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:18 në rrugën “Bekim Berisha”, në Skenderaj.

Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Viktima femër kosovare (me nevoja të veçanta) pasi ka shkuar për kontroll mjekësor në QKMF-Skenderaj, e njëjta është alivanosur në korridor dhe ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Gjithashtu njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin.

“Sipas familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët.  Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/