Tre persona janë arrestuar në Gjakovë pasi që dy prej tyre kanë sulmuar fizikisht, viktimën femër kosovare e cila kishte shkuar në lokalin ku ka punuar, për tu barazuar me pagën.
Njëri nga të dyshuarit (vëllai i viktimës) i cili në shenjë revolte për të motrën ka kanosur të dyshuarit.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta si dhe i është dëmtuar telefoni.
Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa vëllai i viktimës është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/