Telegrafi

Shkoi për të tërhequr para në bankomat, sulmohet brutalisht me sëpatë – policia e New Yorkut arreston sulmuesin

Një burrë që sulmoi me sëpatë një burrë tjetër derisa ai po tërhiqte para nga bankomati, është në paraburgim ka bërë të ditur policia e New Yorkut.

I dyshuari për sulmin e tmerrshëm gjatë të dielës mbrëma është arrestuar,  e të martën u dërgua në spitalin Bellevue për vlerësim psikik, transmeton Telegrafi.

Migel Solorcano, 51-vjeç, që akoma po shërohet në spitalin e Bellevues, shihet në video duke u sulmuar derisa po tërhiqte para nga një bankomat.

Gjithçka ndodh në pak sekonda dhe në mënyrë plotësisht të befasishme, ku nga pas goditet me sëpatë në të gjitha anët.

E duket se sulmi mbi Solorcanos nuk i mjaftoi, pasi ai në fund filloi t’i shkatërrojë bankomatet me sëpatë, ndërkaq viktima mbeti i mbuluar në gjak. /Telegrafi/