Një paciente që vuan nga kanceri dhe që është detyruar t’i nënshtrohet kimioterapisë, mbeti e habitur nga dy berberë që deshën të ndajnë me të dhimbjen dhe ta përkrahin në mënyrën më të mirë, duke rruar kokën e tyre derisa edhe ajo kishte shkuar për ta bërë të njëjtën gjë.
Caroline Ross, ishte lodhur nga stili i saj i flokëve dhe që në masë të madhe i binin nga terapia, kështu kishte shkuar për ta rruar kokën në një lokal në Leicestershire, transmeton Telegrafi.
58-vjeçarja që për herë të dytë po trajtohet me kimioterapi në katër vitet e fundit, nuk kishte dashur të pyes berberët se pse po e filmonin derisa po ia rruanin kokën.
Por më vonë e kuptoi kur dy prej tyre rruan edhe kokat e tyre, duke ia bërë me dije se ajo nuk është vetëm dhe se gjithmonë do të ketë afër vetes njerëz si ata që e përkrahin.
Natyrisht se ky moment e gëzoi tej mase, sa që në një moment shpërtheu në lot nga emocionet që e pushtuan. /Telegrafi/