Departamenti federal i zjarrfikësve të Nju Jorkut, kanë publikuar pamjet kur një zjarrfikës rrëzohet në tokë dhe humb vetëdijen në momentin që kondicioneri i ajrit bie nga dritarja e një ndërtese dhe përfundon mbi kokën e tij në një rrugë të Brooklyn.
Gjithçka ndodhi kur shpërtheu zjarri në një shtëpi në Bensonhurst, dhe një ekip i zjarrfikësve u dërgua atje për të lokalizuar zjarrin, transmeton Telegrafi.
Pas fikjes së zjarrit ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur pranë një ndërtese, kur në mënyrë të befasishme mbi kokën e tij përfundoi kondicioneri i ajrit që si pasojë e rrëzoi në tokë dhe i humbi vetëdijen.
E kolegët e tij kanë bërë të ditur se ai është dërguar me urgjencë në spital për tretman, ku fillimisht gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar, por pas intervenimit të mjekëve kanë arritur t’ia stabilizojnë gjendjen shëndetësore.
Por, ajo çfarë vlen të theksohet është se po të mos e kishte helmetën në kokë, ky zjarrfikës sigurisht se tani do të ishte i vdekur – dëshmi që mjetet mbrojtëse gjithmonë duhet bartur. /Telegrafi/