Telegrafi

Shkoi për të asistuar pensionisten që ishte rrëzuar në oborrin e shtëpisë, mjeku britanik kapet duke vjedhur para nga 94-vjeçarja

Një mjek është filmuar nga kamera e fshehtë e vendosur brenda dhomës së një pensioniste, duke vjedhur paratë nga 94-vjeçarja e cila ishte në gjendje të rëndë pasi ishte rrëzuar në oborrin e shtëpisë.

Mark Titley, 59-vjeç, u kap nga kamera duke i marrë paratë nga shtëpia e Barbara Drage e cila ishte rrëzuar në oborr dhe më vonë kishte ndërruar jetë në Shrewsbury të Britanisë së Madhe, transmeton Telegrafi.

Titley u pa duke u futur në dhomën e ndejës duke kërkuar “certifikatën”, por e kuptoi se kamera ishte e vendosur në dhomë dhe u detyrua t’i kthejë paratë në komodinë.

Ai ishte një prej katër mjekëve që u telefonuan në qendër, dhe u kërkua asistencë urgjente me autoambulancë në pronën e një gruaje të moshuar.

Madje raportohet se mjeku që kreu vjedhjen ka tentuar të parandalojë që familjarët e gruas së ndjerë të shohin pamjet, – duke e cilësuar si shqetësuese për ta nëse do t’i shihnin. /Telegrafi/