Telegrafi

Shkoi për ta ndihmuar bijën të pastron rrënojat e shtëpisë pas tornadove në Kentucky, burri pëson sulm në zemër – e shpallin të vdekur në spital

Një burrë nga Kentucky ka pësuar sulm vdekjeprurës në zemër, derisa po pastronte rrënojat pas stuhisë e tornadove që goditën shtëpinë e bijës së tij, kanë njoftuar autoritetet lokale ku numri i viktimave nga stuhia është rritur dukshëm.

Kevin Kirby nga Worren tha se Terry Martin Jane, 67-vjeç pësoi sulm në zemër dhe u dërgua me urgjencë në spital, nga ku u shpall i vdekur, transmeton Telegrafi.

Jane po ndihmonte në pastrimin e rrënojave në shtëpinë e bijës së tij në Bowling Green, ku zyrtarët thanë se 14 tjerë humbën jetën nga tornadot, përfshirë 11 në vetëm një rrugë.

Jane menaxhoi një lulishte për 45 vite, e pas tij la gruan, djali dhe vajza si dhe tre nipa. /Telegrafi/