Një person është vetë-plagosur ditën e diel në Ferizaj.
Siç njofton Policia e Kosovës, një person derisa ka qenë në gjueti nga pakujdesia është vetë-plagosur, transmeton Telegrafi.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë në rekreacion –gjueti, nga pakujdesia është vetë-plagosur nga arma e zjarri (armë gjuetie)”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.
Tutje, në njoftim thuhet se arma me 12 copë fishekë është konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/