Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Vlashnje të Prizrenit, pasi që i njëjti kishte dalë nga Malisheva e cila është zonë në karantinë.
Policia bën të ditur se i dyshuari së bashku me pesë persona tjerë ishin duke shkuar për të punuar në ndërtimtari, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka dalë nga zona e Malishevës e cila është në karantinë dhe së bashku me pesë persona të tjerë ishin duke shkuar për të punuar në ndërtimtari. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e martë rreth orës 07:00./Telegrafi/