Site icon Telegrafi

Shkoi në Lipjan gjoja për të shpërndarë ndihma, dyshohet se dhunoi një femër

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se një femër në Lipjan ka informuar se është dhunuar nga një i panjohur.

Sipas burimeve të Telegrafit i dyshuari ka shkuar në fshat gjoja se për të shpërndarë ndihma, dhe pasi ka futur viktimën në veturë është larguar në një vend tjetër ku dyshohet se ka kryer veprën.

Policia është duke hetuar rastin.

“Lipjan 29.06.2021 – 12:00. Viktima femër  kosovare ka informuar se një persona i pa njohur me forcë e kishte marr në veturën e tij dhe më pas e kishte dhunuar. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version