Site icon Telegrafi

Shkoi në Gjermani, gruaja raporton se u rrah nga burri dhe kunati

Foto: Arkiv

Një grua ka raportuar se derisa kanë qenë në Gjermani, bashkëshorti dhe kunati i saj kanë ushtruar dhunë ndaj saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 07.12.2024, në Klinë.

Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se në lidhje me rastin të hënën janë arrestuar dy të dyshuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se viktima femër kosovare derisa kanë qenë në Gjermani, bashkëshorti dhe kunati i saj,  dy të dyshuarit meshkuj kosovar kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Më 09.12.2024 janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar për kontroll mjekësore. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version