Site icon Telegrafi

Shkoi në gjendje të rëndë në Emergjencën e Pejës, 53-vjeçari vdes në rrethana të dyshimta

Një person i moshës rreth 53-vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta këtë të premte në Pejë.

I njëjti është dërguar në mëngjes në Emergjencën e Spitalit të Pejës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, më pas ka ndërruar jetë dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 09:35 policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit të Pejës se një person ka arritur me lëndime të rënda. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente si dhe është njoftuar prokurori.

Aktualisht po zhvillohen hetime lidhur me rrethanat në të cilat ka ndërruar jetë 53-vjeçari./Telegrafi/

Exit mobile version