Shkodran Mustafi ka pasur një incident të pazakontë në aeroportin e Londrës.
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, gjatë ditëve të fundit është lidhur me një largim nga Valencia dhe një transferim në Arsenal.
Mustafi pati një incident qesharak kur u ndal nga një tifoz në aeroportin Gatwick të Londrës, shkruan ‘The London Evening Standard’, përcjell Gazeta Blic.
Valencia ka mbërritur në Londër për miqësoret para-sezonale me Bournemouth dhe Crystal Palace, dhe me të arritur atje, Mustafi është ndalur nga një tifoz i Arsenalit i cili i ka thënë 24-vjeçarit se ai ose duhet të nënshkruajë me klubin londinez, ose nuk do t’i lejohet rikthimi në Spanjë.
Qendërmbrojtësi i Valencias u ndal nga një tifoz i cili me shaka i tha: “Nënshkruaj për Arsenalin ose nuk do të kalosh tutje”.
Valencia raportohet se ka refuzuar ofertën e parë zyrtare të Arsenalit për mbrojtësin.