Arsenal ka barazuar në derbin e xhiros në kuadër të xhiros së 17 të Ligës Premier.
Gunners nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë ndaj Liverpoolit me rezultat 3-3.
Vendasit arritën të shkrijnë epërsinë e dy golave të mysafirëve, duke kaluar në epërsi për pesë minuta.
Pas takimit ka folur edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili ka pohuar se është i kënaqur me rikthimin në fushë pas shërimit të një lëndimi.
“Çfarë loje. Kemi arritur ta rikthejmë rezultatin nga 0-2 për vetëm 5 minuta. Në fund është dashur të pajtohemi me barazim. Mirë që jam kthyer”, shkroi në llogarinë personale në Facebook, Mustafi.
Theksojmë se në këtë takim arriti të realizoi edhe Granit Xhaka, i cili shënoi një super gol nga një distancë prej njëzet metrave.
Ndryshe, Liverpool zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 35 pikë, një më shumë se sa Arsenali i vendit të pestë. /Telegrafi/