Telegrafi

Shkodran Mustafi afër kalimit te Galatasary

Shkodran Mustafi pritet të largohet nga Arsenali qysh në këtë muaj.

Mbrojtësi shqiptar nuk është në planet e Mikel Artetas dhe po largohet nga The Gunners në këtë afat.

Mediat në Angli e Turqi raportojnë se Mustafi është shumë afër kalimit të Galatasaray, derisa kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla që të mbyllet transferimi.

27-vjeçari që ishte transferuar te skuadra londineze nga Valencia, kishte treguar formë të lartë në sezonet e para.

Por, forma e tij ka pësuar rënie dhe tani dëshiron ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Lexo po ashtu Mustafi me menaxher të ri, pritet që ky i fundit ta largojë nga Arsenali

Interesim për të kanë shprehur edhe disa skuadra nga Liga Premier dhe nga Serie A, mirëpo thuhet se oferta e Galatës e ka bindur mbrojtësin.

Kujtojmë se Mustafi kishte kaluar te Arsenali për 40 milionë euro nga skuadra spanjolle në vitin 2016. /Telegrafi/