Mbrëmjen e së premtes në spektaklin “Big Brother VIP Kosova”, u transmetua një video material i ngjeshur me tension dhe emocion, ku protagonistët ishin Ganiu dhe Linda.
Skenat e forta zbuluan një konfrontim të ashper mes të dyve, të cilat nxitën shpërthimin emocional të Lindës.
Klipi tërhoqi menjëherë vëmendjen e audiencës, pasi tregoi momentet kur Linda s’u përmbajt më dhe shpërtheu duke qarë përballë ofendimeve të përsëritura që vinte nga Ganiu.
Ky i fundit nuk kurseu fjalët e rënda dhe sulmet personale, duke i thënë ndër të tjera: “Shko pi domestos për ta mbytur veten, ti nuk flet me familjen tënde. Je vajzë, se të ishe djalë ndryshe ishim nda”.
Këto komente u dukën si pikë kulminante e përplasjeve të tyre të vazhdueshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Menjëherë pas shfaqjes së këtij materiali, reagimi i Lindës ishte i menjëhershëm dhe i thellë. Linda nuk mundi të përmbante dot lotët e saj, teksa pranoi se ishte veçanërisht e ndjeshme në përmendjen e familjes së saj, e cila në mënyrën se si u trajtua nga Ganiu, preku një kordë delikate të ndjenjave të saj. K
Ndërsa të gjithë banorët dhe publiku u përballën me pasojat e kësaj përplasjeje, vëmendja u kthye edhe te mënyra se si do të trajtohen të tilla sjellje dhe cila do të jetë rrjedha e mëtejshme e marrëdhënieve mes Ganit dhe Lindës në shtëpi. /Telegrafi/