Telegrafi

SHKK-ja dhe Policia kryen bastisje në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Burgu i Dubravës /Foto: Ridvan Slivova

Shërbimi Korrektues i Kosovës në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës kanë realizuar një operacion të bastisjes në Qendrën Korrektuese në Dubravë, me qëllim të parandalimit të aktiviteteve ilegale, futjes se kontrabandës, si dhe ngritjes së nivelit të sigurisë në këtë Institucion korrektues.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Kosovës pas realizimit të ketij operacioni njofton se janë gjetur disa gjëra te palejueshme siç janë: dy telefona celularë, tri Sim kartela, një peshore e vogël, një kaçavidë, një usb me një palë kufje, katër mjete të improvizuara shpojse dhe dhjetë tableta të dyshimta”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me këto operacione të rregullta të bastisjes me qëllim të eliminimit të dukurive negative si dhe rritjes se nivelit të sigurisë. /Telegrafi/