Secila ka histori të ndryshme që e ka përkrahur deri tek suksesi, ose fama, ndërsa unë jam totalisht e kundërta e asaj çka jeni mësuar të shihni deri me tani, thotë Shkëndije Mujaj.
Ja ç’thotë ajo, pak fjalë për veten dhe si ka ardhur deri këtu që të bëhet kjo që është sot: “Familja ime ka qenë kundër, kur unë kam shprehur dëshirën për t’u bërë këngëtare dhe për shkak të kësaj kam qenë vetëm pjesërisht aktive në muzikë”.
“Edhe kur kam pasur të dashur ka ndodhur e njëjta histori. Ishte tendenca për të më mbyllur në shtëpi. Kështu, mënyra e vetme për mua ka qenë interneti dhe dukja fizike që ka rrenë më shumë në sy. Dhe e bukura e gjithë kësaj historie është se, mediat kanë trokitur tek unë dhe jo unë tek mediat, gjë që më bën edhe më krenare”, tregon Shkendia, e cila mbetet më e përfolura e rrjeteve tona sociale. /Kosovarja/