Site icon Telegrafi

Shkëndija merr vendim: Nuk do të postoj asnjë fotografi të nxehtë gjatë Ramazanit!

Shkëndije Mujaj është e njohur për fotografitë eksplicite që publikon në rrjetet sociale për të vënë në pah linjat e saja të bollshme trupore.

Porse, njëherësh, ajo gjithmonë ka thënë se është edhe një besimtare e devotshme, përkundër se të dyja veprat e saja vështirë se shkojnë bashkë.

Kështu, ajo ka vendosur që gjatë muajit të Ramazanit “të agjërojë” edhe nga publikimi i fotografive provokuese.

“Këtë muaj të shenjtë të Ramazanit nuk do të postoj asnjë fotografi të nxehtë apo diçka tjetër…”.

“Agjërim të lehtë dhe pa ofendime, ju lutem”, shkruan në një postim të Shkëndijes në Facebook. /Telegrafi/

 

Kete muaj te shejte te ramazanit nuk kom me postu asnje foto hot apo dicka tjeter .. Agjerim te leht dhe pa ofendime ju lutem ☺️

Posted by Shkendije Mujaj on Saturday, 20 June 2015

Exit mobile version