Site icon Telegrafi

Shkëndija dashurie mes Dua Lipës dhe Jack Whitehallit

Në ndejën e organizuar pas ndarjes së çmimeve në Brit Awards, ndoshta janë hedhur themelet e një dashuri të re.

Dua Lipa ka fituar dy çmime prestigjioze në festivalin kryesor muzikor britanik duke u vlerësuar në kategorinë “Këngëtarja më e mirë britanike femër” si dhe “Artistja e re më e mirë britanike”.

Këngëtarja shqiptare është duket tejet e afërt me Jack Whitehall, e cila ka bërë që mediat të aludojnë për një lidhje të mundshme.

Britaniku shihet teksa i pëshpërit diç në vesh hitbërësve tonë të “New Rules”, ku miqtë e britanikut pohojnë se ky i fundit është një tifozë i zjarrtë i muzikës së bukuroshes sonë.

Pjesëmarrësit e tjerë në ndejë kanë pohuar se sinqeriteti ekstrem midis 22-vjeçares dhe 29-vjeçares mori vëmendjen e tyre, ku njëri prej tyre në kushte anonimiteti për “The Sun”, ka pohuar se “Ka pasur një harmoni të pabesueshme mes tyre”.

Vlen të theksohet se këngëtarja e hitit “New Rules”, ka kaluar për disa minuta edhe në shoqëri të këngëtarit Calvin Harris.

Ndryshe, Dua javë më parë kishte njoftuar të jetë ndarë nga i dashuri disamujor, Paul Klein. /Telegrafi/

Exit mobile version