Këngëtarja atraktive, Shkëndije Mujaj, duket se është lodhur nga etiketimet e ndryshme që i bëhen rreth mënyrës së saj të jetesës dhe asaj që bën në rrjetet sociale.
Ajo ka reaguar ndaj ofendimeve që i bëhen duke bërë një postim në rrjetet sociale.
“Kam një pyetje: Kush ta lejon ofendimin ndaj tjetrit? Moskultura familjare ndoshta personale, apo ajo fetare…Vërtet jeni të gjorë, sipas mendimit tim, nuk ka fe as kulturë botë që lejon ofendimin ndaj dikujt që jeton ndryshe nga ti. Si mund të jeni në gjendje të jetoni në një shtet evropian kur ju mungon kultura e tolerancës”.
“Unë vërtet me qëllim i bëj ca gjëra, jo që kam ndonjë përfitim, por dua të them që ka tipa si unë që nuk ma ndien fare për pëshpëritjet e juaja akulturore nuk më bëjnë fare përshtypje sikur nuk keni parë as nuk do të keni mundësi ta jetoni jetën në mënyrën siç dëshironi, por siç të tjerët jua imponojnë”.
“Edhe sikur e gjithë bota të ishte kundër meje nuk do të ma ndryshonte mendimin e asaj mënyrës, përzgjedhjes time, sepse unë jam unë dhe nuk ka të drejtë asnjë njeri që është materie e dobët, sot ekziston nesër vdes, të më paragjykojë, përveç Zotit!”, ka shkruar Shkëndija. /Telegrafi/