Telegrafi

Shkenda Dubova nuk pati guxim për ‘Trileqe’

Kënga e cila u shndërrua në hit, ´Trileqe´ që në skenë e sollën Fjolla Morina dhe reperin Elinel, ishte paramendur të punohet edhe me Shkenda Dubovën.

Mirëpo, këngëtarja seksi në një bisedë për Reload të RTV Dukagjnit ka theksuar se “nuk pati guxim të jetë pjesë e këngës, duke thënë që teksti ishte shumë eksplicit dhe kjo ka bërë që ajo të çoj dorë”.

Lexo po ashtu Shkenda Dubova konfirmon lidhjen dhe zbulon disa të pathëna (Video)

Por, Shkenda kolegen e saj të estradës muzikore, Fjollën e cilëson si shumë të guximshme.

Ndryshe, Shkenda nuk ka shumë kohë që e solli këngën e saj më të re që mban titullin ´Ti me mu´, këngë kjo e cila tashmë I ka kaluar 1 milion klikime.