Këngëtarja nga Gjilani, Shkenda Dubova, ditën e djeshme (e shtunë) ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Si dikur” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me artistin Riki.
Tekstin dhe vijën melodike e ka krijuar Fifi, kurse për producimin është përkujdesur studioja e Bini Diez.
Këtë projekt artistja e solli për përvjetorin e 31-të të ditëlindjen, i cili po ashtu është i fundit në karrrierën e saj muzikore.
Në një intervistë të dhënë më parë, Dubova deklaroi se do të bëjë një tërheqje nga muzika.
Projektin e plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube. /Telegrafi/