Shkencëtari suedez Svante Paabo e ka fituar Çmimin Nobel për vitin 2022 në fushën e Fiziologjisë dhe Mjekësisë për zbulimet e tij “në lidhje me gjenomin e hominimëve të zhdukur dhe evolucionin njerëzor”, u bë e ditur nga organi që i jep çmimet.
Çmimi, një prej më çmimeve më prestigjioze në botën e shkencës, jepet nga Asambleja Nobel e Institutit Karolinska të Suedisë dhe ka vlerë prej 922,330 eurove, transmeton Telegrafi.
Njoftimi i bërë më herët gjatë ditës është i pari për çmimet e këtij viti, raporton Al Jazeera.
BREAKING NEWS:
The 2022 #NobelPrize in Physiology or Medicine has been awarded to Svante Pääbo “for his discoveries concerning the genomes of extinct hominins and human evolution.” pic.twitter.com/fGFYYnCO6J— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 3, 2022
I krijuar nga shpikësi dhe biznesmeni i pasur suedez Alfred Nobel, çmimet për arritje në shkencë, letërsi dhe paqe janë dhënë që nga viti 1901, edhe pse kompensimi financiar ka filluar që të jepet si shtesë shumë më vonë. /Telegrafi/