Site icon Telegrafi

Shkencëtari pretendon se mund ta klonojë Lionel Messin

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, mund të klonohet me ndihmën e disa teknikave moderne sipas specialistit gjenetik Arcadi Navarro.

Navarro udhëheq me me European Genomes Archive.

Këtë sezon, argjentinasi është në formën më të mirë të tijën këtë edicion, ku në ndeshjen e fundit mori duartrokitje në stadiumin Benito Villamarin pas paraqitjes fenomenale.

Në një intervistë për ‘Que t’hi’, Navarro ka zbuluar se e ka plan që të kemi një Messi edhe më magjik.

“Ne mund ta kemi një lojtar të njëjtë sikurse Messi. Ne mund ta klonojmë atë me teknikën aktuale, por edhe mund ta kemi një të njëjtë si binjak”.

“Do të ishte sikur të kishin lindur dy binjakë dhe njëri prej tyre do të mbetej i ngrirë në një dhomë për një kohë”.

“Pastaj 20 ose 30 vjet ta kthenim në jetë. Nëse gjithçka do të kishte shkuar mirë, do ta kishim të njëjtin”, ka deklaruar Navarro.

Megjithatë, ai gjithashtu e pranoi se për klonimi i kapitenit të Barcelonës nuk do të jepte garanci se do të kishte dhe një yll botëror.

“Gjenetika na jep një hapësirë. Ky person mund të ketë potencial të njëjtë si Messi, por në fund, cilësitë e futbollit të Messit kanë dy përbërës,.

“Njëra është shumë e qartë dhe është gjenetike dhe tjetra është edukative, rrethanore dhe mjedisore”.

Luis Suarez dhe Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Messi është Messi dhe është kush është vetëm për shkak të gjenetikës. Ai është një produkt i mjedisit të tij, i rritjes në La Masia, i trajtimit hormonal që mori …”, ka thënë Navarro. /Telegrafi/

Exit mobile version