Site icon Telegrafi

Shkencëtari paralajmëron katastrofë: Robotët do të shfarosin njerëzit!

Fizikani i famshëm Stephen Hawking dhe multi-miliaderi Elon Musk janë në të njëjtin mendim kur bie fjala për kërcënimin që Inteligjenca Artificiale paraqet për racën njerëzore.

Në një intervistë të kohëve të fundit Hawking shprehu shqetësimet se robotët do të shfarosnin njerëzit.

Fizikani tha se ai beson se inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje të arrijë një nivel zhvillimi që do ta lejojë të “mbizotërojë mbi racën njerëzore”.

Ai shprehet se jo vetëm që ka frikë se robotët mund të përfundojnë duke i bërë njerëzit me të vjetërsuar, por shqetësohet se ata në fakt mund të marrin kontrollin.

“Kam frikë se inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë krejtësisht qeniet njerëzore. Ata do të krijojnë një formë e re jete që tejkalon njerëzit”, tha shkencëtari i famshëm për “The Wired”.

Kjo nuk është hera e parë që ai ka bërë një parashikim të tillë për të ardhmen duke përfshirë robotët, të huajt apo racën njerëzore, shkruan syri.net.

Tetorin e kaluar, ai tha se nuk beson se ekziston një dallim i madh midis asaj që mund të arrijë truri i njeriut dhe asaj që mund të arrijë një kompjuter.

Pak pas kësaj Hawking tha në një intervistë me “BBC” se robotët mund të sjellin fundin e racës njerëzore.”

Stephen Hawking është një prej fizikanëve më të njohur në botë. Ai ka bërë zbulime të rëndësishme mbi kozmologjinë dhe u bë i njohur nëpërmjet librave të tij shkencorë mbi fizikën moderne.

Exit mobile version