Telegrafi

Shkencëtarët zhvillojnë një test që për pesë minuta nxjerr rezultatet e COVID-19

Edhe një arritje shkencore sa i përket luftës kundër pandemisë globale të njohur më mirë si COVID-19.

Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit thonë se kanë zhvilluar një test të coronavirusit që mund të identifikojë virusin në më pak se pesë minuta.

Universiteti i Oksfordit shpreson të fillojë prodhimin e pajisjeve në fillim të vitit 2021 dhe më pas ta miratojë atë gjashtë muaj pas kësaj, raporton BBC.

Gjithashtu është bërë e ditur se testi i ri mund të përdoret në biznese dhe aeroporte t që ndryshme.

Ndryshe, 38.5 milionë njerëz janë infektuar në nivel global gjersa kanë vdekur rreth 1.1 milion persona. /Telegrafi/