Site icon Telegrafi

Shkencëtarët zbulojnë “treshen e artë” të lëvizjeve në seks – ato garantojnë orgazma për partneren çdo herë

Studimet kanë treguar se një përqindje e madhe e grave heteroseksuale nuk përjetojnë orgazma gjatë seksit, ndërsa studime tjera tregojnë se 86 për qind e lesbikeve raportojnë se gjithmonë apo zakonisht përjetojnë orgazëm.

Kjo ka dëshmuar se orgazma femërore është më komplekse sesa ajo e meshkujve, dhe shkencëtarët e kanë zbuluar një “treshe të artë” të lëvizjeve në seks, të cilat, sipas shkencëtarëve, i rrisin shanset e një gruaje për të arritur orgazëm, transmeton Telegrafi.

Për zbulimin e këtyre lëvizjeve, shkencëtarët i kanë studiuar 52.000 amerikanë të moshave 18 deri në 65 vjet.

Pra, çfarë duhet të ndodhë nën çarçafë që femra të përjetojë orgazëm?

TRESHJA E ARTË ËSHTË KJO:

– Stimulimi gjenital

– Puthjet e zjarrta

– Seksi oral

Rreth 30 për qind e meshkujve mendojnë se vetëm me penetrim mund të arrihet orgazma e femrave, por kjo është shumë e pasaktë. Me këtë treshe të artë, shkencëtarët sugjerojnë se orgazma e saj do të jetë e pashmangshme – por mos harroni se edhe komunikimi me partnerin është gjë e rëndësishme. /Telegrafi/

Exit mobile version