Stonehenge mund të jetë ndërtuar për të bashkuar njerëzit e hershëm të Britanisë – shumë kohë përpara se të ekzistonte një mbretëri, sugjeron një studim i ri.
Analiza gjeologjike ka zbuluar se gurët janë sjellë në Salisbury Plain në Wiltshire nga veriu i largët, perëndimi dhe jugu i ishullit gati 5000 vjet më parë.
Përpjekja për t’i transportuar ata qindra kilometra vetëm me mjete primitive duhet të nënkuptojë se ata kishin një qëllim unifikues, sipas hulumtimit të botuar në revistën Archaeology International, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Fakti që të gjithë gurët kanë origjinën nga rajone të largëta, sugjeron se Stonehenge mund të ketë pasur një qëllim politik dhe fetar – si një monument bashkimi për popujt e Britanisë, duke festuar lidhjet e tyre të përjetshme me paraardhësit e tyre dhe kozmosin”, tha studiuesi kryesor Mike Parker Pearson.
Bëhet e ditur se hulumtimet e fundit mbi gurët i kanë dhënë një një pasqyrë të re monumentit misterioz.
Një ekip nga Universiteti Aberystwyth tregoi se ai vinte nga Skocia verilindore, jo nga Uellsi perëndimor, siç ishte menduar më parë.
“Ngjashmëritë në arkitekturë dhe kulturën materiale midis zonës së Stonehenge dhe Skocisë veriore tani kanë më shumë kuptim”, tha Parker Pearson.
Besohet se fermerët e lashtë nga e gjithë toka u mblodhën pranë Stonehenge për një festë gjatë solsticit dimëror më 21 dhjetor, që shënon momentin kur ditët fillojnë të zgjasin përsëri. /Telegrafi/