Site icon Telegrafi

Shkencëtarët publikojnë rastin e tretë të lakuriqëve “siamezë” (Foto)

Është gjetur në Brazil, rasti i tretë i lakuriqëve që kanë ardhur në jetë të ngjitur.

Sipas shkencëtarëve, janë binjakë identikë me trup të kapur, ndërsa kanë koka të ndara, transmeton Telegrafi.

Më herët nuk ishte parë që kjo specie të shihet në këtë formë, ndërsa e njëjta ka ndodhur me speciet tjera të gjallesave.

“Binjakët siamezë” – sa i përket njerëzve – ndodhin më së shpeshti në Indi ku një në 1,800 lindje sjell binjakë të ngjitur, ndërsa ky raport në Shtetet e Bashkuara është një në 200 mijë. /Telegrafi/

Exit mobile version