Site icon Telegrafi

Shkencëtarët pohojnë se mundësitë për t’u infektuar me COVID-19 në aeroplan janë të ulëta

Ulja mes udhëtarëve të huaj në një aeroplan gjatë kësaj kohe, mund të duket e rrezikshme.

Sipas mendimit të disa ekspertëve që dëshmojnë për shumë pak raste të dokumentuara të transmetimit brenda fluturimit, shanset për infektim me COVID-19 gjatë fluturimit janë relativisht të pakta, raporton CNN.

Frika nga fluturimi gjatë pandemisë ka ulur në mënyrë drastike trafikun ajror global, i cili gjithashtu është kufizuar për shkak të mbylljeve të kufijve. Nëse zbulohen kërkimet e reja shkencore, rreziku i ngritur i hipjes në aeroplan mund të jetë i pabazuar, transmeton Telegrafi.

Në një rast, rreth 328 pasagjerë dhe anëtarët të ekuipazhit u testuan për coronavirus pasi u mësua se një fluturim i 31 marsit nga SHBA në Tajvan, kishte transportuar 12 pasagjerë që ishin të prekur me virus. Sidoqoftë, të gjithë pasagjerët e tjerë u testuan negativë, ashtu si dhe anëtarët e ekuipazhit.

Dhe ndërsa ka patur sigurisht raste të pasagjerëve të infektuar që kalojnë virusin te ekuipazhi i një aeroplani ose udhëtarët e tjerë gjatë muajve të fundit, shkalla e transmetimit është e ulët.

Një shpjegim për nivelin me sa duket të ulët të rrezikut është se ajri në kabinat moderne të avionëve zëvendësohet me ajër të ri të freskët pothuajse në tre minuta, dhe shumica e aeroplanëve janë të pajisur me filtra të ajrit të dizajnuar për të bllokuar 99.99 për qind të grimcave. /Telegrafi/

Exit mobile version