Telegrafi

Shkencëtarët më në fund kanë një shpjegim se si macet na e zgjasin jetën

shutterstock

Shkencëtarët kanë mbledhur dëshmi se macet jo vetëm që janë tejet fotogjenike, por edhe na dhurojnë të mira të shumta shëndetësore

 

Macet na shërojnë

Macet ndihmojnë në shërimin e plagëve përmes gërhimës së tyre.

Shkencëtarët ende kanë probleme rreth argumenteve të origjinës së zërit që e bëjnë, por të gjithë e dimë se macet lëshojnë disa zëra të veçantë dhe kjo, për çfarëdo arsye, ka aftësi shëruese, transmeton Telegrafi.

Macet e zvogëlojnë sasinë e stresit në jetë

Shumë studime tregojnë se personat që mbajnë mace janë më pak të prirë të vuajnë nga stresi.

Dashamirët e qenve vendosen në vend të dytë, përderisa personat më të stresuar nuk kanë kafshë shtëpiake.

Macet mund ta zvogëlojnë probabilitetin e sulmeve të zemrës deri në 40 për qind

Shkencëtarët nga Universiteti Minnesota kanë zbuluar se prezenca e maceve në shtëpi ka përfitime për zemrën.

Në hulumtimin e tyre, ata kanë zbuluar se njerëzit që nuk mbajnë mace janë 40 për qind më shumë të prirë të kenë sulme në zemër.

Pse jo?

“Shpjegimi më i arsyeshëm për këtë mund të jetë se macet e lirojnë stresin dhe shqetësimin, rrjedhimisht e zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare”, thonë studiuesit.

Por, le të jemi më të kujdesshëm me faktet. Po, studimet kanë treguar se macet e zvogëlojnë stresin, zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe gërhima e tyre ka efekte të jashtëzakonshme.

Sidoqoftë, këto të dhëna më shumë tregojnë rreth mënyrës së jetesës të një personi që mban mace, e jo të “fuqisë mistike” që macet kanë mbi trupat tanë. /Telegrafi/