Site icon Telegrafi

Shkencëtarët krijojnë burim energjie për t’ju mundësuar astronautëve të jetojnë gjatë në Hënë

Shkencëtarët kanë krijuar një burim energjie që do t’u mundësojë astronautëve të jetojnë në Hënë për periudha të gjata kohore.

Programi Artemis i udhëhequr nga NASA shpreson të ndërtojë një stacion në Hënë rreth vitit 2030, transmeton Telegrafi.

Universitetit Bangor ka projektuar qelizat e karburantit bërthamor, me madhësinë e farave të lulëkuqes, për të prodhuar energjinë e nevojshme për të siguruar jetën atje.

Profesori Simon Middleburgh nga universiteti tha se puna ishte një sfidë – “por ishte një punë argëtuese”.

Hëna, që shihet nga disa si një urë-lidhëse për në Mars, përmban shumë burime të vlefshme të nevojshme për teknologjinë moderne.

Shpresa është se mund të përdoret si një trampolinë për të arritur planetët përtej. /Telegrafi/

Exit mobile version