Festat janë të rralla në peizazhin djerrë të thellësive të oqeanit. Studiuesit kishin parë shumë raste kur peshkaqenët i kishin sulmuar krijesa të tjera në det dhe shumë raste të rralla kur peshkaqenët vet ishin viktima.
Por ata kurrë nuk e kishin imagjinuar se do të kapnin edhe pamje nga një prej atyre peshkaqenëve që bëhej pre e një krijese tjetër të detit të thellë.
Një video e postuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA (NOAA) tregon pasojat e pritës nga një peshk i uritur.
https://youtu.be/0_JwNmU3HwM
Veprimi u zhvillua në një thellësi prej rreth 450 metrash pranë një ngritje në fund të detit 130 kilometra (80 milje) larg brigjeve të Karolinës së Jugut, transmeton Telegrafi.
Ndërsa po vëzhgonte anijen SS Bloody Marsh, automjeti i NOAA, i drejtuar nga distanca, Deep Discoverer arriti në mbetjet e një peshku shpate të gjatë 2.5 metra që peshkaqenët po ushqeheshin me të.
“Shkaku i vdekjes së kësaj kafshe madhështore është i paqartë, ndoshta për shkak të moshës, sëmundjes ose ndonjë dëmtimi tjetër”, thotë shkencëtari detar Peter J. Auster nga Universiteti i Connecticut.
Pastaj më vonë shihet në kamera kur peshku e gëlltitë komplet peshkaqenin me gojën e tij, duke i lënë të habitur edhe ata që po e shikonin këtë ngjarje.
“Kjo ngjarje e rrallë dhe befasuese na lë më shumë pyetje sesa përgjigje, por e tillë është natyra e eksplorimit shkencor”, thotë Auster. /Telegrafi/