Telegrafi

Shkencëtarët holandezë thonë se ata kanë zbuluar një antitrup për coronavirus

Një grup shkencëtarësh holandezë besojnë se kanë zbuluar një antitrup që do të ndihmonte në zbulimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit të coronavirusit.

Shkencëtarët janë të vendosur në Holandë në Qendrën Mjekësore Erasmus në Roterdam dhe Universitetin e Utrecht, raporton BBC.

Zbulimi i tyre duhet të kalojë në një provë të rreptë dhe mund të shkoj me muaj, transmeton Telegrafi.

Holanda ka raportuar se numri i të infektuarve me coronavirus është rritur në 24 orët e fundit. Nga 155, ajo u rrit në 959.

Deri më tani ka më shumë se 140,000 të infektuar në të gjithë botën dhe 5547 njerëz të vdekur. /Telegrafi/