Tema e orgazmës femërore është temë mjaft interesante
Pyetja se a është e mundur që një femër të përjetojë orgazëm vetëm përmes penetrimit dhe se a rezulton stimulimi klitoral apo vagjinal në orgazëm më të mirë, e ka prekur kureshtjen e shumë meshkujve dhe grave përgjatë shekujve.
Një hulumtim nga Concordia ka zbuluar se gratë përjetojnë orgazma përmes shumë inputeve ndijore, transmeton Telegrafi.
Autori dhe profesori i psikologjisë Jim Pfaus ka shkruar një raport në të cilin konkludon se femrat përjetojnë orgazma nga gjëndrat e jashtme klitorale, nga pika G, nga zverku dhe përmes stimulimit të zonave jo-gjenitale siç janë thimthat.
Intensiteti dhe shtrirja e orgazmës femërore varet edhe nga përvoja e saj seksuale, e gjithashtu edhe nga fakti se sa mirë e njeh ajo trupin e vet në lidhje me kënaqësinë.
Orgazmat nuk vijnë vetëm nga një ‘anë’, e as nga të gjitha ‘anët’. Ato nuk duhet të jenë të njëjta për çdo grua.
Pra, jo të gjitha orgazmat femërore janë të njëjta dhe gratë përjetojnë lloje të ndryshme të orgazmave, varësisht nga intensiteti, përmes stimulimeve të brendshme dhe të jashtme, në kontekste të ndryshme dhe me partnerë të ndryshëm përgjatë jetëve të tyre. /Telegrafi/