Xie Qiang ka qenë duke shikuar përmes hartave të Google, malin Megding që ndodhet në Sichaun të Kinës, kur ka hasur në diçka të pazakontë.
Në sipërfaqen e rrafshët i është shfaqur silueta e një ushtari që duket sikur qëndron sipër dragoit.
“Fillimisht, më dukej sikur është një fytyrë njeriu, por pasi u fokusova, kuptova që janë dy figura të ndryshme”, ka thënë Qiang lidhur me rastin.
Në fakt, duket se është një ushtar sipër krijesës mitologjike të njohur si Qilin, e cila ka kokën e dragoit, trupin e drerit, bishtin e demit dhe këmbët e shpejta si të kalit.
Për punimin që është i gjatë dhjetë kilometra dhe katër kilometra i gjerë, ka pasur shumë mendime, por nuk dihet nga kush është realizuar.
Prej se është zbuluar para dhjetë vitesh, ende nuk ka ndonjë shpjegim konkret për formën, mënyrën e krijimit, apo periudhën të cilës i përket. /Telegrafi/