Vetëm disa javë pasi ata shkëmbyen një puthje në “Saturday Night Live”, Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë fotografuar të kapur dorë për dore dhe duke shijuar një shëtitje në Kaliforni, ndërsa disa fansa po pyesin nëse kjo pamje do të thotë se ata janë më shumë se ‘miq’.
Sipas një burimi për People, nuk ka asgjë romantike që po ndodh mes Kim dhe Pete (të paktën tani për tani).
Themeluesja e “SKIMS”, 41-vjeçe dhe komediani i “SNL”, 27-vjeçar, thjesht po kalonin kohë së bashku si miq dhe më vonë ata u bashkuan me motrën e Kim, Kourtney Kardashian e të fejuarin e saj, Travis Barker.
Në bazë të People, Pete e njeh familjen “Keeping Up With Kardashians” përmes mikut të përbashkët të Travis dhe Kourtney, Machine Gun Kelly.
“Janë vetëm miq që dalin edhe jashtë”, ka thënë burimi.
Pas puthjes që ndodhi, shumë fansa pyetën veten se si ndihej për këtë moment bashkëshorti i Kim, Kanye West.
Ylli televiziv bëri kërkesë për divorc nga reperi në shkurt 2021.
“Kanye nuk ka asnjë ndjenjë për puthjen e Kim me Pete Davidson”, ka thënë burimi. “Ajo i tha atij për këtë para shfaqjes dhe ai mendoi se ishte vërtet qesharake”.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ai ndjen të njëjtën gjë për udhëtimin e saj me Pete. /Telegrafi/