Dhjetë persona kanë vdekur në vetëm dy javë në Beachy Head në East Sussex, Britani të Madhe, ka konfirmuar policia – pas zbulimit së fundmi të tre trupave të vdekur.
Siç raportojnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, mbetjet e shtatë personave në total u gjetën javën e shkuar, duke përfshirë një nënë dhe djalin e saj.
Policia e Sussex tha se të tre burrat u gjetën të gjithë afër fundit të rërës, rreth 150 metra pranë Eastbourne, të hënën në mëngjes.
Një zëdhënës tha: “Në 9.53 të hënën (25 qershor), policia mori një raportim për një person të rënë në Beachy Head, pranë Eastbourne”.
“Ekipet e shpëtimit u kontaktuan dhe trupi i një burri, që besohet të jetë në të 40-at, u gjet në fund të shkëmbinjve”.
“Më pas, dy të tjerë u gjetën në të njëjtën zonë – një në orën 12.10 dhe gjithashtu një burrë, pak pas orës 14 pasdite në Beachy Head”.
Vdekjet e burrave nuk po trajtohen si të dyshimta dhe oficerët nuk besojnë se ato mund të kenë ndonjë lidhje ndërmjet vete.
Gjithashtu javën e kaluar, mbetjet e dy burrave në të 20-at e tyre u gjetën nga fundi i shkëmbinjve. /Telegrafi/