Manchester City po shqyrton mundësinë që të dërgojë një ofertë zyrtare te Milani dhe kjo do të përfshinte një nga shkëmbimet më të mëdha të ditës së sotme.
Në Etihad, ata nuk janë shumë të kënaqur me performancën e nënshkrimit të tyre më të shtrenjtë në historinë e klubit, Jack Grealish. Futbollisti i paguar më shumë se 100 milionë euro, nuk arriti të zë vend në formacion, ndonëse herë pas here pati disa paraqitje të shkëlqyera.
Duke marrë parasysh cilësitë që zotëron, Grealish mund të jetë një përforcim i madh për një klub tjetër dhe i pari në radhë është kampioni italian Milan.
Kuqezinjtë kanë qenë të interesuar për anglezin për disa kohë, por ai do të ishte shumë i shtrenjtë në San Siro. Ndaj në Milan kishin planifikuar t’i dërgonin një ofertë Cityt për një huazim të mundshëm, por sipas mediave italiane, Manchester City doli me një plan edhe më të mirë.
Man City dëshiron të realizojë një shkëmbim që do të sillte lojtarin më të mirë të Serie A në Etihad.
Është Rafael Leao, i cili e udhëhoqi Milanin drejt titullit vitin e kaluar dhe u shpall si ‘Lojtari më i mirë i vitit’.
Milani dhe Rafa Leao kanë probleme të mëdha për të gjetur një zgjidhje për vazhdimin e bashkëpunimit. Portugezi i cili luan në të njëjtin pozicion me Grealish, nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me Milanin, e cila është deri në vitin 2024.
Ajo që kërkon Leao është 10 milionë euro në vit, por Milani kurrë në historinë e tij nuk i ka dhënë askujt tetë ose më shumë milionë dhe ky është rregulli i klubit.
Negociatat mes dy palëve janë ende në vazhdim dhe Man City, i cili nuk ka probleme financiare, dëshiron të përfitojë nga kjo dhe dëshiron të sjellë Leaon në radhët e tyre./Telegrafi/