Telegrafi

Shkëmbimi më i pabesueshëm në histori të futbollit – Wanyama ndërroi fanellën e tij për disa shpageta të një tifozi

Ish-mesfushori i Tottenham Hotspur, Victor Wanyama ishte i përfshirë në një nga ‘tregtitë’ më të mëdha ndonjëherë gjatë fundjavës kur ndërroi fanellën e tij për disa shpageta të një tifozi.

Reprezentuesi i Kenisë tani po luan në MLS me Montreal dhe sapo ka parë skuadrën e tij të humbte me rezultat 2-1 ndaj New England Revolution.

Por, kur ai vuri re një tifoz që shfaqte një banderolë mjaft të pabesueshme të lidhur me shpageta, Wanyama nuk mund ta injoronte atë.

“Do të shkëmbej shpageta me fanellë”, ishte mesazhi, shoqëruar me një fotografi të Wanyamas me llojin e famshëm të pastave.

Ndërsa, po ecte përsëri poshtë tunelit dhe në dhomat e zhveshjes pas disfatës, Wanyama bëri një pauzë dhe hoqi fanellën e tij përpara se t’ia dorëzonte tifozit, i cili kishte veshur një xhaketë të Spurs.

Por, duke i qëndruar besnik premtimit në shenjë, mbështetësi në tribuna i kaloi menjëherë disa shpageta mesfushorit – duke nxitur një buzëqeshje nga ish-lojtari i Celtic dhe Southampton.

Këto ishte thjesht skena të shkëlqyera dhe të parapara në botën e futbollit.

Konteksti që qëndron pas gjithë kësaj është fantastik. Në vitin 2012, Wanyama prodhoi një seri postimesh qesharake, duke përfshirë postime që lidheshin me filmin ‘Paranormal Activity’.

Ai madje ka folur për ushqimin e tij të preferuar gjatë intervistës së tij të parë me Spurs.

“Më pëlqen të gatuaj dhe më pëlqen shpageti – kjo është arsyeja pse e postova në Twitter. Më pëlqen ndonjë ushqim tjetër, por jo si shpagetat”, kishte thënë Wanyama. /Telegrafi/