Site icon Telegrafi

Shkëmbimi Brozovic-Paredes dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar

Një marrëveshje shkëmbimi që përfshinte mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic dhe atë të Paris Saint-Germain, Leandro Paredes, thuhet se dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, mesfushori kroat ishte afër largimit nga Interi gjatë afatit kalimtar veror që u mbyll në tetor.

Marrëdhënia midis lojtarit dhe klubit dukej e përkeqësuar pasi 28-vjeçari kishte bërë ‘skena’ në një dhomë urgjence të një spitali në Milano në muajin korrik.

Lexo po ashtu Interi i gatshëm ta shes Brozovicin, i cakton edhe çmimin e largimit

Brozovic thuhet se donte që spitali të linte që shoku i tij, një 42-vjeçar kroat me një dëmtim të lehtë në këmbë, të kapërcente vijën dhe të tejkalonte pacientët e tjerë me probleme më serioze. Policia është dashur të ndërhyjë për ta qetësuar.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ai ishte afër bashkimit me PSG-në në një marrëveshje shkëmbimi me Paredes, i cili tani është edhe një herë i lidhur me gjigandët e Serie A të cilët po kërkojnë të largojnë Christian Eriksen.

Lexo po ashtu Interi projekton shkëmbimin Eriksen-Paredes

“Ai ishte tashmë një ish-lojtar i Interit, por marrëveshja dështoi në ditën e fundit”, thuhet në raportin e mediumit italian.

Brozovic ka një gol dhe një asistim në 11 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version